Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Evropianin e xhudos

Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos.

Xhudistja kosovar triumfoi ndaj xhudistes gjermane, Mascha Ballhaus vetmë pas “Golden Score”, në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Mbi gjashtë minuta u deshën që Distria Krasniqi të luftonte me gjermanen për medaljen e bronztë përmes repesazhit.

Distria Krasniqi e nisi garimin prej rrethit të dytë, pasi në të parin kaloi pa luftë. Në raundin e dytë, ajo mundi xhudisten bullgare, Gabriela Dimitrova me IPPON.

Por, në çerekfinale u mposht nga nënkampionia olimpike, Amandine Buchard në “Golden Score”. Krasniqi bëri tri gabime, përmes të cilave edhe u njoftua me humbjen.

Sot garoi edhe xhudistja e re nga Kosova, Flaka Loxha, e cila u eliminua në çerekfinale dhe më pas u mposht në duelin e parë të repesazhit.

Kujtojmë se Kampionati Evropian i xhudos është mbajtur në Sofje të Bullgarisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *