Maradona i bashkon edhe armiqtë e përjetshëm (VIDEO)

Dashuria për Diego Armando Maradonën kalon çdo limit, madje edhe rivalitetet e mëdha të futbollit.

Vdekja e Pibe de Oror ka arritur të bashkojë edhe dy tifozëri rivale: atë të Boca Juniors dhe atë të River Plate.

Një video që qarkullon në internet dëshmon forcën e Diez.

Dy burra, respektivisht me fanellat e dy skuadrave të lartpërmendura, përqafohen dhe ngushëllojnë njëri-tjetrin pasi kanë mësuar lajmin e trishtë të vdekjes së Maradonës.

Një moment që ka goditur thellë botën sportive me imazhet që kanë bërë menjëherë xhiron e internetit.

Forca e vërtetë e Maradonës është edhe kjo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *