Maqedonia e Veriut kualifikohet në Kampionatin Evropian

Skuadra e Maqedonisë së Veriut është kualifikuar në Kampionatin Evropian “Euro2021”, pasi e ka mposhtur sot Gjeorgjinë me rezultat 0:1.

Finalja e madhe e zhvilluar në Tbilisi i ka takuar maqedonasve me një gol të shënuar nga Goran Pandev në minutën e 55-të.

Ky është një sukses historik i Maqedonisë së Veriut pasi për herë të parë kualifikohet në një eveniment të tillë.

Te Maqedonia u paraqitën katër futbollistë shqiptarë, ndërsa mungoi Enis Bardhi për shkak të lëndimit.

Të kujtojmë se Maqedonia në gjysmëfinale kishte mposhtur Kosovën në Shkup me rezultat 2:1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *