Manchester United – Villarreal finalja e madhe e Europa League, eliminohen Roma dhe Arsenal

Manchester United dhe Villarreal janë dy skuadrat finaliste të Europa League.

“Djajtë e kuq” u mposhtën me rezultat 3-2, sonte nga Roma, por kaluan tutje në saje të triumfit në ndeshjen e parë 6-2. Rezultati i përgjithshëm nga dy takimet ishte 5-8 për Unitedin.

Ndërkaq Arsenal dhe Villarreal luajtën baraz sot në “Emirates Stadium”, rezultat ky që e dërgoi skuadrën spanjolle në finale të madhe, kjo përshkak se ata kishin triumfuar me rezultat 2-1, në takimin e parë.

Finalja e Europa League luhet me 26 maj në Grandsk të Polonisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *