Manchester United dhe Barcelona, arrijnë akordin për transferimin e De Jong

Objektivi numër një i Manchester United në merkaton verore, Frenkie De Jong është shumë afër kalimit në Teatrin e Ëndrrave.

Pas disa jave bisedimesh në mes të dy klubeve, Djajtë e Kuq dhe Blaugranët kanë arritur marrëveshje për shumën e transferimit.

Trajneri i ri i Man United, holandezi Erik Ten Hag e dëshironte ish-lojtarin e tij te Ajax, dhe më në fund bisedimet mes klubeve rezultuan pozitive në fund.

Tani gjithçka është duke u diskutuar rreth pagës së De Jong, dhe mund të mbyllet me sukses ky transferim, me lojtarin që fillimisht nuk dëshironte të largohej nga Katalonia.

Por duke parë krizën e Barcelonës, largimi i mesfushorit është vetëm çështje ditësh deri te konfirmimi i klubeve për arritjen e marrëveshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *