Agjenti i sulmuesit të njohur surprizon me deklaratën e fundit: Messi i vendosi Barcelonës si kusht për të qëndruar, transferimin e…

Lionel Messi kërkoi Sadio Manenë te Barcelona përpara se të largohej nga “Camp Nou” për të firmosur me PSG-në.

E thotë menaxheri i sulmuesit të Bajernit. Me kontratën e Messit që skadonte verën e shkuar, ylli argjentinas kërkoi gjatë bisedimeve me klubin për rinovimin dy emra futbollistësh për të firmosur.

Mane, i cili një vit më parë luante në “Anfield” ishte një nga emrat që 35-vjeçari kërkoi në “Camp Nou”, ndërsa ai ishte duke negociuar kontratën e re.

“Vitin e shkuar Mane mund të ishte transferuar te Barcelona”, tha Bakari Sise për “RMC Sport”.

“Ishte Lionel Messi, i cili kërkoi emrin e Sadio Manes si kusht për rinovimin e kontratës së tij me Barcelonën. Ai dha dy emra: Sadio Manenë dhe një qendërmbrojtës argjentinas”.

Sise i cili e dërgoi sulmuesin senegalez një javë më parë në Mynih, zbuloi se për 30- vjeçarin ishte i interesuar edhe klubi i PSG-së. Por me kampionët e Francës diskutimet u mbyllën për shkak të largimit të drejtorit sportiv, Leonardo.

“Po, PSG-ja u hodh në sulm për Sadion. Leonardo kishte disa kontakte me menaxherin gjerman. Ata u takuan me njërit-jetrin, diskutuan detajet për transferimin e Sadios te PSGja, por përfundoi atje. Të gjithë e dinin se Leonardo ishte në një karrige me katapultë dhe ne duhet të prisnim”.

Messi e ka konfirmuar edhe më herët admirimin e tij për ish-yllin e Liverpoolit, ndërsa votoi për Manen për të fituar çmimin e lojtarit më të mirë të FIFA-s 3 vite më parë. Senegalezi u rendit në vend të katërt dhe Leo tha:

“Është për të ardhur keq që Sadio u rendit i katërti, por unë mendoj se këtë vit kishte shumë lojtarë të shkëlqyer. Prandaj ishte e vështirë të zgjidhje një emër në veçanti. Unë zgjodha Manen sepse është një lojtar që më pëlqen dhe bëri një sezon të shkëlqyer me Liverpoolin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *