Manchester United arrin marrëveshje me trajnerin e njohur gjerman

Manchester United ka arritur marrëveshjen me gjermanin Ralf Rangnick. “Djajtë e kuq” ndjekin modën e Liverpool dhe Chelsea që kanë suksese me Klopp e Tuchel.

Kontrata me gjermanin do të jetë 6 mujore, sikurse shkruan gazetari i The Athletic, David Ornstein.

Rangnick do të jetë trajner i përkohshëm dhe do të ketë një marrëveshje 2-vjeçare për konsulent.

Tashmë duhet që Lokomotiv Moscow të japë “OK”-in, pasi gjermani ka kontratë me të. Kundër Chelsea nuk mund të jetë në stol Rangnick, pasi më parë duhet të pajiset me lejen e punës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *