Manchester City shënon fitore të thellë ndaj Watfordit

Manchester City ka shënuar fitore të thellë në udhëtim te Watfordi në ndeshjen e xhiros së 37-të të ligës angleze.

Mysafirët triumfuan me shifrat 4:0.

Raheem Sterling hapi serinë e golave në minutën e 31-të, para se ta dyfishinte vetë në minutën e 41-të.

Phil Foden realizoi golin e tretë në minutën e 63-të.

Kurse, për rezultatin përfundimtar shënoi Aymeric Laporte (67’).

Pas kësaj fitore, Manchester City numëron 78 pikë në pozitën e dytë.

Kurse, Watfordi mbetet i rrezikuar për rënie nga elita me 34 pikë në vendin e 17-të, 3 më shumë sesa Aston Villa, që do të luajë sonte ndaj Arsenalit./Zëri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *