Malisheva dhe Ballkani premtojnë spektakël sot në Superligë

Java e 15-të në Superligën e Kosovës nis sot me takimin Malisheva-Ballkani.

Takimi do të zhvillohet në Malishevë, duke filluar nga ora 13:00.

Kampioni i Kosovës nga 12 ndeshjet që ka zhvilluar nuk ka pësuar akoma humbje, duke fituar në 10 përballje dhe duke barazuar në dy të tjera.

Ndërkohë, Malisheva është duke kaluar nëpër një formë të mirë dhe do të synojë që t’ia prish këtë seri kampionit në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *