Në 15 nëntorin e kaluar, futbolli ka përshëndetur një nga mesfushorët më të mirë të 20 viteve të fundit.
Javier Mascherano ka lajmëruar tërheqjen pas ndeshjes së luajtur me Estudiantesin e tij kundër Argentinos Jr.
Mesfushori historik dhe më pas mbrojtësi i Barcelonës, ka thënë mjaft në moshën 36 vjeç. Megjithatë, lamtumira nga futbolli ka zgjatur pak. Federata Argjentinase e Futbollit, në fakt, ka lajmëruar kthimin e tij te kombëtarja.
Ish-ylli i Barçës nuk ka humbur kohë. Siç ka bërë të ditur Clarin, Mascherano ka shfrytëzuar menjëherë mundësinë për t’u kthyer në universin albicelste si pjesëtar i një dege të re të stafit teknik të federatës.
Do të mbulojë një rol në Departamentin e Metodologjisë dhe Zhvillimit për të koordinuar punën e përgatitësve atletikë Pablo Blanco dhe Oscar Hernandez Romero.
Ky departament, ka bërë të ditur Clarin, do të prezantohet zyrtarisht në javët e ardhshme.