Casillas ‘ndez’ Instagramin duke ironizuar me Bartran, kujton duelin e tij me Bale

Marc Bartra, ish qendër mbrojtësi i Barcelonës ka postuar një foto në rrjetin e tij social instagram dhe është ngacmuar nga Iker Casillas.

Bartra, i cili për momentin luan në klubin e Real Betis, ku është transferuar atje pas kalimit të Dortmund nga Barcelona.

Tani, së fundmi ai ka postuar një foto në instagram, ku shihet se është në një dhomë të oksigjenit, duke u bërë gati për ndeshjet e ardhshme.

Aty, ka ironizuar ish-portieri i Real Madrid, Casillas, duke i thënë: “Për momentin jeni në një makinë të kohës, do të këshilloja të udhëtoje në 2014-tën dhe ta fauloje Balen”.

Rikujtim që në 16 prill 2014, Barcelona dhe Real Madrid u përballën ndaj njëra tjetrës për ndeshjen finale të Kupës së Mbretit.

Aty, Bartra pati një duel më lojtarin që shënoi golin fitues në ndeshje, Gareth Bale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *