Arbëria nuk ndalet po i përgatitë edhe dy prurje të mëdha

Skuadra e Arbërisë ka nisur sot stërvitjet për stinori pranveror në Superligën e Kosovës në futboll, aty ku e pret një luftë e ashpër për mbijetesë.

Arbëria që befasoi për të mirë në vjeshtë duke arritur të mbetet skuadër e mesit të tabelës, anipse të gjitha ndeshjet i zhvilloi si mysafirë në mungesë të stadiumin në Dobraj i cili është duke u rinovuar dhe nuk dihet se kur mund të kthehet aty.

Gjithsesi, skuadra po përgatitet për një pranverë të nxehtë, ndërsa tashmë ka nisur edhe me përforcime. Anes Hot, Aldin Adzoviq, Elmir Lekaj dhe Marclei Cezar – Santos, janë emrat e rinj të Arbërisë por këtë nuk pritet të jenë të vetmit.

Klubi po i synon edhe dy prurje të mëdha me të cilat është në finish të marrëveshjes.

“Klubi është në bisedime edhe me dy futbollistë, por për shkak të korrektësisë ndaj tyre nuk do t’i përmend emrat. Bisedimet janë në finish e sipër çka nënkupton se marrëveshja është afër dhe kanë mbete vetëm edhe disa detaje të vogla për tu sqaruar”, ka thënë kapiteni i Arbërisë, Labinot Ibrahimi për “Zeri.info”, duke shtuar se lojtarët e përmendur janë nga Superliga por edhe nga jashtë vendi.

Arbëria vjeshtë e mbylli në pozitën e 6-të në tabelë me 21 pikë, çka nënkupton se lufta për ta siguruar ekzistencën do të jetë bukur e ashpër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *