Loriana Kuka ka zënë vendin e pestë në Kampionatin Evropian “Lisbonë 2021”.
Xhudistja pejane pësoi humbje në luftën për medalje të bronztë nga francezja, Estelle Posvite, kategoria -78 kg.
Ekipi Olimpik i xhudos e mbyll Evropianin me dy medalje të arta, një të bronztë dhe dy vende të pesta.