“Lojtarët e Prishtinës nuk e dinë çka është ta marrin rrogën me datën 1” – Munishi lavdëron lojtarët kryeqytetas për titullin e fituar

Prishtina ka triumfuar pas tetë vjetësh në Superligën e Kosovës në futboll.

Kryeqytetasit u shpallën kampion pas fitores 1-2 në udhëtim te Gjilani me ç’rast siguaruan pozitën e parë në tabelë një xhiro para fundit.

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi që aktualisht drejton Gjilanin ka thënë se lojtarët e Prishtinës “nuk e dinë çfarë është të marrësh pagën me datën 1.

Duke folur për këtë situatë, Munishi ka lavdëruar lojtarët kryeqytetas.

“Futbollistët e Prishtinës nuk e dinë çka është me marrë rrogën me datën 1. Futbollistët kanë marrë premio të mira. Mendoj kjo ka qenë menaxhimi i kësaj situatë. Mos me marrë paga dhe mu shpall kampion është për çdo lëvdat”, ka thënë Munishi në Ekipi A.

Ky është trofeu i 11-të për Prishtinën në histori të klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *