Llapi shumë afër Evropës, ky është komenti i Tahir Batatinës

Llapi është kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës, pas fitores ndaj Prishtinës 5-4 me rezultatin e përgjithshëm.

Ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 2-3 në favor të Llapit, kurse sot në “Zahir Pajaziti”, llapjanët barazuan 2-2 me Prishtinën.

Pas ndeshjes, Tahir Batatina tha se është shumë i lumtur që skuadra e tij do të luajë në finale të Kupës.

“E kemi dit që nuk do të jetë lehtë kualifikimi, është ardhë falë punës angazhimit të lojtarëve, mbi të gjitha kemi mposhtë Ballkanin, Trepçën 89′, Prishtinën dhe jemi me meritë pasi kemi mposhtur skuadra të mëdha, e kemi ditë që do ta kemi vështirë ndaj Prishtinës. Sot na kanë vu në vështirësi sidomos në pjesën e dytë, me rëndësi për ne ka qenë të kualifikohemi, sot ka ndikuar pak edhe pjesa e agjerimit – pasi lojtaret nuk mund ta japin maksimuin shkaku i agjerimit, i urojë gjithë qytetarëve këtë kualifikim, dashtë Zoti që në këtë stadium ta sjellim trofeun e parë. Prishtina është një skuadër shumë solide, që mund të dënojë në momente të caktume. Kësaj here nëse bëjmë më të mirën, shpresojë që finalja të jetë pas Ramazanit dhe të fitojmë dhe të shkojmë në garat evropiane, atë që e kam kërkuar për vite”, tha Batatina për ‘Art Sport’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *