Skuadra e Llapit tashmë e ka bërë zyrtare edhe transferin e tyre më të ri që vjen nga Brazili.
Fjala është për sulmuesin e qendrës brazilianin, Alef Firmino Dos Anjos.
Kutjojmë se ai së fundmi ishte pjesë e Ligës së Dytë të Kroacisë tek skuadra e NK Dubrava ZG, kurse performancat më të mira i kishte sa ishte pjesë e skuadrës, NK Nasice, ku për 26 ndeshje kishte arritur shifrë e 20 golave dhe 8 asistimeve gjatë edicionit 2019/20.