Liverpool fiton bindshëm, vetëm 90 minuta larg titullit (VIDEO)

Liverpool ka shënuar fitore bindëse 4-0 ndaj Crystal Palace në javën e 31-të të Premier League dhe tani është 90 minuta larg titullit që i mungon prej 30 vitesh.

Një titull që “Të Kuqtë” mund ta fitojnë pa zbritur në fushë nëse Chelsea do të ndalojë Manchester Cityn nesër në mbrëmje.

Takim i luajtur në “Anfield”, siç e tregon edhe rezultati, është dominuar nga skuadra e trajnerit Jurgen Klopp që ka zhbllokuar ndeshjen pas 23 minutash me një goditje dënimi magjike të Alexander-Arnold.

Salah ka dyfishuar avantazhin në të 44-ën pas një asistimi të bukur të marrë nga Fabinho, i cili ka realizuar golin e tretë me një goditje të frikshme nga distanca në minutën e 53-të.

Festës së Liverpoolit i është bashkuar edhe Mane në minutën e 69-të, duke fiksuar shifrat në 4-0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *