Liga e Evropës, mësohet dat qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet

Liga e Evropës do të shkojë me formatin “Final Eight” që do të mbahen nga 10 deri më 21 gusht në Gjermani.

UEFA e ka marrë këtë vendim në mbledhjen e komitetit të mbajtur sot (e mërkure), në mënyrë që të mbyllet sezoni 2019/20 në garën e dytë më të madhe në Evropë.

Inter – Getafe dhe Roma – Sevilla, janë dy përballjet që nuk janë mbyllur në 1/16 e finales shkaku i coronavirusit që ndaloi aktivitet në mesin e muajit mars.

Fituesit e këtyre dy përballje do të kalojnë në ‘Final Eight’, ndërsa gjashtë skuadrat e tjera do t’i luajnë ndeshjet e tyre në stadiumet përkatëse.

Katër qytete do të jenë nikoqir të ndeshjeve të mbetura: Duisburgu, Gelsenkirchen, Dusseldorf dhe Kolni.

Më pas, do të përcaktohet edhe stadiumi ku do të zhvillohet finalja e që me gjasë do të jetë Allianz Arena i Bayern Munichut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *