“Letra sekrete e PSG-së” – prestigjiozja France Football vesh Messin me fanellën e parisienëve

Revista prestigjioze, France Football, ka nxitur spekulime akoma më të mëdha pas deklarimeve të Neymar e Angel Di Maria.

Transferimi i Lionel Messit te Paris Saint-Germaini është shndërruar nga një ëndërr franceze në një mundësi reale në javët e fundit.

Deklaratat e mëparshme të Neymarit se do të dëshironte të luante me mikun e tij në sezonin e ardhshëm, u shoqëruan me komentet e Di Marias në javën e kaluar se ka një mundësi të mirë që të luajë me bashkëkombësin e tij në Paris.

Dhe tash, ballina e France Football ka hedhur më shumë benzinë në zjarrin spekulativ.

Me kryetitullin “Letra sekrete e PSG-së”, revista e ka publikuar një portret të Messit të veshur me fanellën e PSG-së.

Derisa thashethemet vetëm sa po shtohen, kampioni francez është duke vepruar në heshtje dhe me kujdes të madh derisa gjithçka të jetë zyrtare.

Argjentinasi do të jetë lojtar i lirë në fund të qershorit dhe që tani ka të drejtë të bisedojë me klubet tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *