Lëndohet ylli i Kosovës, mbyll sezonin para kohen

Ylli i Përfaqësuesës së Kosovës, Valon Berisha për shkak të lëndimit e ka mbyllur sezonin në Ligën e Francës. Kështu ka njoftuar klubi i tij francez, Stade de Reims.

Gjatë ditës së sotme klubi nga Ligue 1 ka njoftuar se ylli kosovar do t’i nënshtrohet një operacioni sonte që do ta mbajë atë jashtë fushave deri në fillim të sezonit të r.

“Valon Berisha do t’i nënshtrohet një operacioni sot. Playmakeri kosovar do të jetë i gatshëm për ndeshjet parasezonale 2021/22”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Berisha luajti për Kosovën në miqësoren ndaj Lituanisë, por mungoi në dy përballjet e vlefshme për para-kualifikimet në Kupën e Botës ‘Katari 2022’ ndaj Suedisë dhe Spanjës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *