Lëndohet Shkodran Mustafi – largohet nga fusha pas 60 minutave lojë

Shkodran Mustafi ka pësuar një lëndim kundër Bournemouth.

Në kuadër të Kupës FA, mbrojtësi me prejardhje shqiptare ishte titullar për Arsenal, kundër Bournemouth.

Ishte minuta e 60’ kur Mustafi pësoi një lëndim në kyçin e këmbës, për ta pasur të pamundur vazhdimin e ndeshjes, përcjell lajmi.net.

Mustafi nuk ishte në gjendje që të ngritej në këmbë, dhe nga fusha u largua me ndihmën e mjekëve.

Vendin e mbrojtësit e zuri Rob Holding.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *