Lautaro ndjek shembullin e Icardi-t, frikësohen tifozët e Inter

Tifozët e Inter-it duhet të jenë duke u lutur që të mos përsëritet historia.

Sipas TuttoMercatoweb.com, Lautaro Martinez ka vendosur të përfaqësohet nga partnerja e tij Agustina Gandolfo.

Një histori që është parë në të kaluarën te zikaltrit, me ish-sulmuesin Mauro Icardi të përfaqësuar nga bashkëshortja Wanda Nara.

Megjithatë, e ardhmja e Demit duke se do të jetë e ndryshme nga ajo e bashkëkombësit të tij. Numri 10 i zikaltërve është ndjekur për një kohë të gjatë nga Barcelona, por Inter ka rezistuar dhe lojtari pritet t ë bëhet një nga shtyllat e ardhshme të milanezëve.

Rinovimi pritet të vijë këto ditë, kur presidenti Steven Zhang të kthehet në Itali. Tani, nga ana tjetër e tryezës, do të jenë partnerja dhe babai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *