Reagon Qeveria e Shqipërisë rreth “skandalit të pasaportave diplomatike” të Kombëtares së Shqipërisë

Shumë zhurmë për asgjë. Kështu e përkufizon Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, lajmin që ka pushtuar mediet në vendin e tonë për heqjen e pasaportave diplomatike heronjtë kuqezinjtë që çuan Shqipërinë në “Euro 2016”.

Sipas Xhaçkës, këtyre pasaportave thjesht u ka përfunduar afati, siç ndodh me çdo mjet identifikimi.

“Shumë zhurmë për asgjë! Vlefshmëria e pasaportave diplomatike mbaron, siç mbaron vlefshmëria e çdo dokumenti identifikimi që përdoret në shtetin shqiptar, qofshin këto pasaporta apo karta identiteti. Ajo që nuk ka mbaruar e nuk do të mbarojë kurrë është mirënjohja e çdo shqiptari dhe e shtetit shqiptar për ekipin e heronjve të kombëtares që u kualifikuan e luajtën me dinjitet në “Europianin 2016”, duke i bërë krenarë shqiptarët kudo që jetojnë. Është kjo arsyeja, përse djemtë tanë, sipas rregullave, duhet të dorëzojnë deri me datë 30 qershor pasaportat e marra asokohe, por ama asnjë prej tyre nuk do të humbasë statusin e fituar me aq të drejtë në 2016”. /SS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *