Ish-lojtari i Interit arrestohet për dhunë në familje, policia e nxjerr të gjakosur nga shtëpia e prindërve

Ish-futbollisti i Portos, Interit dhe disa klubeve tjera të njohura Freddie Guaryn, 34 vjeç, ka qenë në fokusin e mediave kolumbiane, për sjellje të dhunshme në shtëpinë e prindërve të tij.

Në një videon që po qarkullon në rrjetet sociale, mund të shihet një polic i Guanës duke e nxjerrë me forcë nga shtëpia dhe duke e qetësuar. Ky i fundit reziston në një gjendje dukshëm nën ndikimin e substancave psikoaktive.

Ai pasi i kthen shpinën kamerës, në teshat e tij u panë njolla të gjakut edhe pse nuk dihet nëse ishte gjaku i tij apo i ndonjë anëtari të familjes së tij.

Ish-lojtari i Kombëtares së Kolumbisë, aktualisht jeton në qytetin e Bogotes, ku ndodhi incidenti, ai sulmoi verbalisht dhe fizikisht policët dhe më vonë mjekët që e asistuan atë.

Guarin luajti te Interi për katër sezone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *