LAJMI I FUNDIT: UEFA merr vendim të rendë për gjyqtarin rumun, i cili e quajti ‘I zi’ trajnerin e Basaksehirit

Gjyqtari i katërt i takimin, PSG – Basaksehir, Sebastian Coltescu, të martën mbrëma e quajti ‘I zi’ ndihmës-trajnerin e skuadrës turke, Pierre Webo.

E për shkak të fyerjeve të tija raciste, lojtarët e Basaksehirit dhe PSG-së në shenjtë proteste u futen në zhveshtore.

Ndeshja vazhdoi të mërkurën nga minuta e 15’ me gjyqtarë tjerë, ku PSG fitoi me rezultat 5-1.

Sipas burimeve të gazetës spanjolle ‘El Pais’, UEFA ka marrë vendim që Coltescu të mos gjykoj më në asnjë garë evropiane.

Gjithnjë sipas kësaj gazete, vendimi i UEFA-s për gjyqtarin rumun pritet të publikohet javën e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *