LAJMI I FUNDIT: Skuadra kosovare bojkoton stërvitjet, kërcënon me largim nga garat

Klubi i futbollit Ferizaj ndodhet në krizë të rëndë financiare.

Skuadra ka njoftuar së fundmi se i ka bojkotuar stërvitjet për shkak të mungesës së financave.

Ferizaj gjithashtu ka paralajmëruar edhe për ndërprerjen e garave nëse gjendja nuk përmirësohet.

Ferizaj garon në Ligën e Parë të Kosovës në futboll derisa pas xhiros së 19 në Ligën e Parë (Grupi B) zë pozitën e gjashtë me 19 pikë të mbledhura.

Postimi i Ferizajt në “Facebook” pa ndërhyrje

FC Ferizaj bojkoton stërvitjet dhe pritet edhe ndeshjet kampionale, njofton klubi në “Facebook”.

Klubi yneë nga nesër ka vendosur të futet në bojkot, si shkak i gjendjes së rëndë financiare. Edhe përkundër që futbollistët kanë luajtur pa marrë asnjë pagë që disa muaj, dhe pa përkrahje nga askush prap ata po janë objekt i fyerjeve dhe ofendimeve nga të gjithë.

Futbollistët kanë vendosur të hyjnë në bojkot, duke mos zhvilluar as stërvitjet por edhe as ndeshjet neë ligën e parë.

Ju bëjmë apel, tifogrupit Ujqit, dashamirëve të futbollit që nesër neë ora 14;00 të jenë në stadion të solidarizohen me ne.

Të gjithë së bashku ta shpëtojmë klubin e zemrës nga më e keqja, nga shuarja e klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *