LAJMI I FUNDIT: Ky është vendimi për ndeshjen PSG – Basaksehir

Është marrë vendimi për ndeshjen e ndërprerë PSG – Basaksehir.

Ndeshja e cila u ndërpre për shkak të fyrjeve raciste të gjyqtarit të katërt ndaj sulmuesit Demba Ba, do të vazhdojë pas pak minutave, më saktësisht në ora 22:00.

Për më shumë gjyqtari i katërt i cili u akuzua se përdori shprehje raciste, është zëvendësuar.

Ndeshja do të fillojë nga minuta e mbetur, derisa rezultati është i barabartë 0:0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *