Lajm i mirë, Rrahmani lë pas dëmtimin dhe rikthehet në stërvitje tek Napoli

Skuadra e Napolit u rikthye sot në stërvitje.

Mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani ka lënë pas problemin, teksa tani është kthyer në stërvitje të plot me grupin.

Për këtë ka njoftuar skuadra e Napolit me një postim:

“Ata që luajtën nga fillimi në miqësoren kundër Lille kryen punë shkarkimi në fushën 1. Të tjerët në skuadër, në fushën 2, u angazhuan në stërvitje me Primavera duke luajtur një sërë ndeshjesh. Janë rikthyer të gjithë ndërkombëtarët e përfshirë në Kupën e Botës. Lozano, Olivera dhe Anguissa bënë stërvitje të plotë me grupin. Zielinski dhe Kim që luajtën në 1/16, bënë punë të personalizuara. Rrahmani bëri një seancë me grupin. Stërvitje të personalizuara në palestër për Demme. Sirigu ka bërë punë të personalizuar”, njofton Napoli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *