Lajm i mirë për trajnerët, konfirmohen ndryshime të reja në Premier Ligë

Krerët e Premier Ligës angleze kanë zhvilluar sot një takim, në të cilin u diskutua për disa çështje interesante, të gjitha këto në favor të klubeve dhe trajnerëve.

Tani është konfirmuar që të gjitha klubet e Premier Ligës kanë rënë dakord që të ndryshohen rregullat në lidhje me zëvendësimin e lojtarëve.

Nga sezoni i ardhshëm, klubeve do të iu lejohet që të kryejnë pesë zëvendësime, të cilat do të bëhen në tri raste gjatë ndeshjes, me një mundësi tjetër që një zëvendësim të kryhet gjatë pushimit pas pjesës së parë.

Po ashtu, në total, nëntë zëvendësues mund të vendosen në listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshje.

Sa i përket afatit kalimtar të transferimeve , është konfirmuar që merkatoja verore e këtij viti do të hapet më 10 qershor dhe do të përfundojë në ora 23:00 në kohën lokale të Britanisë së Madhe.

Ndërkaq, Premier Liga sot ka përditësuar edhe masat e saja në lidhje me pandeminë Covid-19.

Nga data 4 prill, nuk do të ketë më dy testime në javë të Covid-19 për lojtarët dhe stafin, por vetëm testim të simptomave.

Ndër përditësimet e tjera në aspektin e Covid-19 është që tani është larguar rregulli për të poseduar pasaportën klinike për të hyrë në zona të ndaluar të stadiumit dhe në ndeshjet e Premier Ligës, ku ky i fundit i rikthehet operimit të biznesit si zakonisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *