Kylian Mbappe tashmë e ka një çmim

177 milionë euro, kjo është vlera e Mbappes.

Pandemia e koronavirusit ka bërë që vlera e futbollistëve të bie, në krahasim me vlerën që ata kishin dy muaj më parë.

Sipas një studimi nga KPMG-ja, e cila është njëra prej katër organizatave më të mëdha për llogaritje financiare, njofton se vlera e Kylian Mbappes ka rënë në 177 milionë euro, krahasuar me atë në janar që ishte 225 milionë.

Kjo mund të ketë alarmuar Real Madridin për të arritur një marrëveshje me Paris Siant Germainin për një shifër nën 200 milionë euro, apo edhe me shkëmbime lojtarësh, raporton AS, transmeton GE.

Mbappe është dëshira e madhe e Real Madridit dhe Florentino Perez, sipas mediave në Spanjë, po përgatit terrenin për ta blerë atë në verën e vitit 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *