Ky kanal televiziv shqiptar nga Kosova e transmeton LIVE meçin: Fury-Whyte

Një meç i “zjarrtë” në botën e boksit na pret ditën e shtunë.

Kampioni i WBC-së, Tyson Fury, 33 vjeç, do të mbrojë për herë të dytë titullin që e fitoi në vitin 2020. Përballë tij Dillian Whyte, 34-vjeç, edhe ai britanik, madje mik i hershëm i “Th Gipsy King”.

Dy boksierët britanikë shquhen për aftësitë e tyre të mëdha dhe goditjet poashtu shumë të forta, një fakt që na jep të drejtën të presim një përballje fantastike.

Të gjithë adhuruesit e boksit në vendon tonë do ta kenë mundësinë ta shohin këtë meç në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *