Fury favorit ndaj Whyte, këto janë kuotat e basteve që favorizojnë shumë “The Gipsy King”

Një meç i “zjarrtë” në botën e boksit na pret ditën e shtunë.

Kampioni i WBC-së, Tyson Fury, 33 vjeç, do të mbrojë për herë të dytë titullin që e fitoi në vitin 2020. Përballë tij Dillian Whyte, 34-vjeç, edhe ai britanik, madje mik i hershëm i “The Gipsy King”.

Ndeshja po përcillet me një vëmendje të veçantë nga mediat e huaja, por edhe nga kompanitë e basteve.

Tyson Fury i cili po ciësohet si favoritë ka kuotën më të vogël në bastore. Për të fituar 100 dollarë duhet të vini bast 600 dollarë, ndërsa për 100 dollarë të vëna bast për Whyte mund të fitohen 400 dollarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *