Kurti: Me Slloveninë luajmë si dy rivalë të barabartë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje i ka kushtuar disa fjalë ballafaqimit ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë, raporton KosovaPress.

Ish-kryeministri i Kosovës e ka konsideruar rivalin e sontëm si një mik dhe kundërshtar i denjë, por sonte luajmë ndaj tyre si dy rivalë të barabartë.

Postimi i plotë i Albin Kurtit në “Facebook”:

Në futboll, ndeshja e kaluar i shërben asaj që vjen. Besojmë se rezultati me Maqedoninë e Veriut do të përkthehet në përvojë dhe motiv për ndeshjen e sotme ndaj Sllovenisë. Kjo e fundit gjithmonë na ka qëndruar pranë e në përkrahje të popullit tonë. Madje roli i saj, përkatësisht federatës së futbollit, ka qenë përcaktues në përpjekjen tonë të suksesshme për anëtarësim në UEFA. Sot, përballemi për herë të parë me Slloveninë si dy shtete të barabarta, e kundërshtarë të denjë për njëri-tjetrin. Kosovës sonë i urojmë fitore, kurse futbollistëve tanë ua rikujtojmë sa shumë mburremi me ta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *