Kupa e Italisë: Interi e humb ndeshjen e parë kundër Napolit

Napolit i ka takuar ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Italisë, duke e mposhtur Interin në ‘San Siro’, me rezultat 0-1.

Pjesa e parë e takimit përfundoi baras, 0-0, ndërsa fituesi i saj u përcaktua në pjesën e dytë.

Fabian Ruiz në minutën e 57’ me një gol të bukur i dha epërsinë Napolit.

Goli i spanjollit doli të jetë vendimtar në këtë ndeshje, me Napolin që triumfoi 0-1, shkruan lajmi.net.

Ndeshja e kthimit në ‘San Paolo’ luhet më 5 mars./topi.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *