Ku do të zhvillohen ndeshjet çerekfinale mes Real Madridit dhe Liverpoolit?

Real Madridi dhe Liverpooli do të përballen mes vete në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë do të luhet më 6 prill në Madrid.

Saktësisht, kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Alfredo di Stefano”.

Ndërkaq, ndeshja e kthimit nuk pritet të luhet në “Anfield” shkaku i masave anti-COVID nga Britania e Madhe.

“Marca” raporton se ndeshja e kthimit mund të luhet në Budapest, saktësisht në stadiumin “Puskas Arena”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *