Kryetari i Dardanëve: Muriqi nuk e ka harruar keorografinë që i bëmë, ai nuk e ndërron Zenelin me Immobilen

Kryetari i Tifogrupit “Dardanët”, Lulzim Berisha mbrëmë ka qenë i ftuar në emisionin “Sports Show”.

Në këtë emision Berisha u përball me kritikuesit e futbollistëve që nuk kanë ardhur të luajnë kundër Maqedonisë Veriore, teksa në veqanti mbrojti sulmuesin, Vedat Muriqi.

“Është tepër e rëndë dhe fyese me kritiku një futbollist dhe një djal si Vedat Muriqi, nuk bënë kështu me dal me folë edhe me kritiku një Vedat Muriq që ai nuk ka dashur të vijë në lojë të Kosovës”- tha fillimisht ai.

Tutje, kryetari i Dardanëve tha se Muriqi nuk ndërron shokët e Kombëtares së Kosovës me asnjë lojtar në botë.

“Muriqi nuk e ndrron tandemin me Zenelin e me Celinën as me Immobilen as me Pandevin e me asnjë lojtar tjetër në botë” – ishin fjalët e tij.

“Unë dhe Dardanët i kemi bërë keorografi speciale Muriqit e mos mendoni asnjëher që ai e ka harruar atë ditë e atë gjë” – përfundoi Berisha.

Dardanët dje surprizuan futbollistët me disa parulla motivuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *