Kreu i FFK-së, Agim Ademi bën homazhe pranë arkivolit të ikonës së boksit, Xhevdet Peci

Presidenti Agim Ademi me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe pranë arkivolit të ikonës së boksit kosovar, Xhevdet Peci.

Ish-boksieri i gjeneratës së artë të KB Prishtina ndërroi jetë në moshën 67-vjeçare në SHBA.

Figura e kampionit të shumëfishtë është nderuar nga personalitete dhe qytetarë të shumtë nga ora 9 deri në orën 12:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 16:30, në fshatin Zhazhë të komunës së Mitrovicës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *