Presidenti Agim Ademi me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe pranë arkivolit të ikonës së boksit kosovar, Xhevdet Peci.
Ish-boksieri i gjeneratës së artë të KB Prishtina ndërroi jetë në moshën 67-vjeçare në SHBA.
Figura e kampionit të shumëfishtë është nderuar nga personalitete dhe qytetarë të shumtë nga ora 9 deri në orën 12:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 16:30, në fshatin Zhazhë të komunës së Mitrovicës.