Kosovës nuk i mjafton një gol i shënuar, ‘Dardanët’ mposhten në ndeshjen e dytë ndaj Holandës

Kosova është mposhtur 3-1 në miqësoren e dytë me Holandën.

Pjesa e pare u mbyll me rezultat minimal 1-0.

Holandezët dominuan, ndërsa reprezentuesit e Kosovës nuk kanë mundur t’a zhvillojnë lojën e tyre, duke bërë disa gabime në organizim gjatë kësaj pjese.

Në pjesën e dytë ‘tulipanët’ shënuan dy gola të shpejtë dhe u shkëputën në rezultat.

‘Dardanët’ ishin të pa fat gjatë 12 minutave të fundit në të cilat e dominuan plotësisht ndeshjen dhe madje shënuan edhe një gol, mirëpo nuk mjaftoi për t’u rikthyer në këtë ndeshje.

Me humbjen në takimin e dytë, Kosova kthehet në shtëpi pa fitore por vetëm me një barazim në dy ndeshjet me Holandën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *