Kosovare Asllani shënon golin e radhës te Real Madridi, feston si Ronaldo

Sulmuesja nga Kosova, Kosovare Asllani ka shënuar edhe një gol me fanellën e klubit të femrave të Real Madridit.

Asllani nuk ka të ndalur këtë sezon me ekipin kryeqytetas, pasi po shënon nga ndeshja në ndeshjes.

Një gol të tillë, sulmuesja nga Kosova e ka gjetur edhe në ndeshjen e sotme të Realit në udhëtim te Granadilla Tenerife.

Reprezentuesja suedeze ka arritur të tund rrjetën në minutën e 55-të të ndeshjes dhe ta kalojë Realin në epërsi 0-1.

Goli i Asllanit erdhi nga pika e bardhë, por ishte i pamjaftueshëm për ekipin e saj pasi në fund u mposhtën 2-1.

Vlen të theksohet se Asllani pas golit festojë në stilin e Cristiano Ronaldos, ndërsa ky ishte goli i shtatë i saj në gjashtë ndeshje dhe prinë në listën e realizatoreve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *