Kosova U21 u mposht keq nga Turqia, reagon Munish: Boll e nënçmuat ligën tonë, lojtarët e mi janë më të përgatitur se disa që luajnë në liga prestigjioze

Kosova U21 ka pësuar sot humbjen e radhës në eliminatoret për Kampionatin Evropian Euro2021 e që ishte e 9 në këto eliminatore për përfaqësuesen tonë.

Humbja e fundit me rezultat 3:0 e Kosovës U21 nga Turqia duket se është vështirë e kapërdishme dhe kjo ka bërë që trajneri i skuadrës lidere të Superligës, Ballkanit, Ismet Munishi të reagojë duke thënë se Liga jonë boll është nënçmuar dhe se trajnerët në të ardhmen duhet shikuar formën momentale të lojtarëve e jo të bazohen në emra.

Reagimi i Munishit:

Mos shikoni kush qysh e ka emnin .

Mos shikoni kush ku lun.

Selekciononi ne parametra dhe ne formën momentale se kush si është , cili eshte ne formën momentale më të mirë .

Boll na keni nenqmu ligën e Kosoves .!

Për një gjë jam i sigurt se lojtaret e mi jan fizikisht më mirë se disa që luajnë neper klubet më prestigjioze evropiane ju garantoj .

Se per disa qe nuk jan duke lujtë fare as që diskutohet .

Unë biri yt Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *