Kosova U21 aranzhon miqësore me skuadrën e Superligës

Kombëtarja e Kosovës U21 ka aranzhuar miqësore me skuadrën e Superligës së Kosovës në futboll.

Djelmoshat dardanë të cilët drejtohen nga trajneri gjerman, Michales Nees, do t’i masin forcat me skuadrën e Gjilanit, mëson “Sheshi”.

Kjo ndeshje testuese do t’i shërbejë Kombëtares U21 për t’u përgatitur për ndeshjet kualifikuese të Evropianit 2023, ku bën pjesë në Grupin G së bashku me Anglinë, Republikën e Çekisë, Slloveninë, Shqipërinë dhe Andorrën.

Ndeshja miqësore mes SC Gjilanit dhe Kosovës U21 pritet që të zhvillohet me 2 qershor me fillim nga ora 17:30, në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.

Kujtojmë se ndeshjen e parë kualifikuese, Kosova U21, do ta luajë më 8 qershor si vendase kundër Andorrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *