Kosova optimiste për eliminimin e Maqedonisë, rezervon udhëtimet dhe hotelet për Gjeorgji dhe Bjellorusi

Kosova në mars e zhvillon ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve ku ndeshet me Maqedoninë e Veriut.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes është i sigurt se këtë ndeshje do ta kalojë për tu kualifikuar në finale.

Aty “Dardanët” i pret Gjeorgjia ose Bjellorusia.

Challandes në një intervistë për agjencinë Reuters ka thënë se menaxheri i Kosovës tashmë ka bërë rezervimin e hotelit në Bjellorusi dhe Gjeorgji.

“Menaxheri i skuadrës është në Bjellorusi dhe nesër do të jetë në Tbilisi”, u shpreh Challandes.

“Duhet të rezervojmë dy hotele e dy fluturime, ndoshta për asgjë”, ka thënë tekniku zviceran.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *