Dita e basketbollit, djelmosha tanë përballen sonte me Islandën

Kombëtarja e Kosovës në basketboll nis sonte misionin për të kaluar grupin parakualifikues për Kupën e Botës 2023.

Djelmoshat tanë përballen me Islandën, në ndeshjen që luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, me fillim nga ora 19:00.

Kosova meriton përkrahjen e tifozëve për ta nisur mbarë vitin 2020.

Grupin B e përbëjnë edhe Luksemburgu e Sllovakia.

Tifozeria Dardanët kanë premtuar përkrahje masive.

Iu urojmë fat dhe suksese basketbollistëve tanë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *