Kosova në mars e zhvillon ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve ku ndeshet me Maqedoninë e Veriut.
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes është i sigurt se këtë ndeshje do ta kalojë për tu kualifikuar në finale.
Aty “Dardanët” i pret Gjeorgjia ose Bjellorusia.
Challandes në një intervistë për agjencinë Reuters ka thënë se menaxheri i Kosovës tashmë ka bërë rezervimin e hotelit në Bjellorusi dhe Gjeorgji.
“Menaxheri i skuadrës është në Bjellorusi dhe nesër do të jetë në Tbilisi”, u shpreh Challandes.
“Duhet të rezervojmë dy hotele e dy fluturime, ndoshta për asgjë”, ka thënë tekniku zviceran.