Kosova mund të luajë ndeshje miqësore me Barcelonën

Ish kandidati për president i FC Barcelona, Lluis Fernandez Ala, po mundohet të organizojë një ndeshje miqësore midis Barcelona dhe Kombëtares së Kosovës në trofeun e ardhshëm Joan Gamper në gusht, transmeton lajmi.net.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në twitter, Luis Fernandez ka thënë: “Ne jemi bashkuar sot me PassioSeny që të sjellim Kosovën në trofeun e ardhshëm të Gamper”.

Në këtë postim ai ka përmendur edhe presidentin e Barcelonës, Joan Laporta. Tutje ai ka shtuar edhe pjesën: “Ne do ta njohim atë zyrtarisht dhe do t’ia shënojmë emrin Kosovës me të mëdha. Kjo është arsyeja pse jemi më shumë se një klub”, ka përfunduar ai.

Ai e ka thënë këtë shkrim pasi Televizioni Publik Spanjoll nuk e ka bërë një gjë të tillë, madje, ata nuk kanë përmendur emrin “Kosova” në asnjë moment gjatë ndeshjes, por i janë referuar sikurse “Federata e Futbollit të Kosovës”.

Hera e fundit kur një kombëtare ka luajtur me Barcelonën ka qenë viti Brazili, kur ndeshja është mbyllur me rezultat të barabartë 2-2.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *