Kombëtarja e Kosovës në futsall i ka nisur mirë kualifikimet për Botëror.
Dardanët në kuadër të rrethit të parë të kualifikimeve për Botërorin 2024 e kanë mposhtur Bullgarinë në Varna me rezultat 0:2.
Kjo është fitorja e parë e Kosovës në grup e cila i ka tri pikë aq sa ka edhe Armenia që më herët e mposhti Skocinë me rezultat 11:0.
Dy ndeshjet e tjera Dardanet i zhvillojnë më 9 prill kundër Armenisë dhe më 11 prill kundër Skocisë me shpresë se ekipi i trajnerit Arben Simitçiu do të shkëlqej si sonte dhe do t;i mbyllë me sukses këto kualifikime.