Ademi merr mesazhe të veçanta urimi nga Giresse dhe futbollistët e Kombëtares

uruan i pari i FIFA-s, Gianni Infantino dhe ai i UEFA-s, Aleksandër Çeferin, por edhe shumë homologë nga federatat evropiane, klube dhe njerëz të futbollit.

Por, Agim Ademi pas rizgjedhjes në krye të FFK-së mori mesazhe urimi edhe nga ata që na bëjnë krenarë me paraqitjet e tyre në fushën e gjelbër – futbollistët e Kombëtares së Kosovës dhe timonieri i tyre, Alain Giresse.

Ky i fundit në mesazhin e tij ka është shprehur i lumtur që do të vazhdojë rrugëtimin e tij te Dardanët nën udhëheqjen e Ademit. “Përshëndetje President! Dua të ju përgëzoj për rizgjedhjen tuaj si president I Federatës. Ju uroj suksese në këtë mandat të ri. Jam shumë i lumtur që do të vazhdoj ta drejtoj ekipin kombëtar nën udhëheqjen tuaj. Me përshëndetjet e mia të përzemërta, i juaji Alain Giresse”, ka shkruar trajneri francez në mesazhin e tij drejtuar presidentit të FFK-së.

Ndërkohë, edhe futbollistët dardanë e kanë uruar Ademin për mandatin e ri. ”Jam i lumtur t’ju përgëzoj për rizgjedhjen në krye të FFK-së. Shumë punë të mëdha tashmë janë bërë dhe jam i bindur se me juve do të vazhdojnë sukseset e shumta të Kombëtares sonë. Të uroj së pari shëndet, e të gjitha të mirat në mandatin në vazhdim”, ka shkruar Atdhe Nuhiu.

Me urime të përzemërta e besim në suksese të përbashkëta janë shprehur edhe Samir Ujkani, Amir Rrahmani, Valon Berisha, Edon Zhegrova etj. Të gjithë kanë shprehur dëshirën që gjatë këtij mandati të presidentit Ademi të arrijnë atë që pritet prej tifozëve dardanë – arritjen e suksesit dhe kualifikimin në evente të mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *