Kosova ka pësuar humbje në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e fundit kualifikuese të Kampionatit Evropian.
Bjellorusia mposhti “Dardanët” me rezultat minimal 0-1.
Golin e vetëm të takimit e realizoi, Antilevskiy.
Antilevskiy shënoi një gol të bukur nga distanca duke mposhtur portierin, Visar Bekaj. Ndërkohë Kosova pati dominimin në pothuajse gjithë takimin, por që kjo nuk u përkthye në gol.
Me këtë barazim Kosova bie në vendin e parafundit në grupin I me 11 pikë një më pak se Bjellorusia që mori pozitën e katërt me këtë fitore në Prishtinë.