Konfirmohet lëndimi i radhës te Liverpooli

Mbrëmë (e diel) Kombëtarja e Anglisë ka pësuar humbje 2:0 si mysafir ndaj Kombëtares belge në futboll.

Krahas humbjes së pësuar, trajneri i “Tre Luanëve”, Gareth Southgate ka konfirmuar lëndimin e mesfushorit të Liverpoolit, Jordan Henderson.

“Henderson kishte pak dhimbje në pjesën e parë dhe ndjeu se nuk mund të vazhdonte më tej. Ne do të duhet ta vlerësojmë atë kur të kthehemi”, ka thënë përzgjedhësi anglez.

Lëndimi i Henderson do ta shtoj listën e të lënduarve te kampioni në fuqi i Premierligës, Liverpool.

Ndeshja e radhës e Liverpoolit është në fundjavë kundër Leicester dhe trajneri Jurgen Klopp nuk do mund të llogarisë në shërbimet e mbrojtësve, Arnold, Robertson, Van Dijk e sulmuesin Salah.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *